75 Mall Live Search
09:54 / E Mërkurë, 11 Shkurt 2026 / b l

Hashim Thaçi është i pafajshëm, thotë avokati i ish-presidentit

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Lluka Mishetiq, në fjalën hyrëse ka thënë se Hashim Thaçi është i pafajshëm.

Ndër të tjera, ai ka thënë se tash e pesë vjet ka filluar ky proces dhe se ky gjykim nuk është verifikim i jetës së Thaçit, por verifikimi i pretendimeve të ZPS-së.

Sot po dëgjohen deklaratat përmbyllëse në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Seanca ka filluar në orën 09:00. Kjo është dita e tretë me radhë e fazës përfundimtare të njërit prej proceseve më të mëdha gjyqësore që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës.