11:52 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Hashim Thaçi flet për kthimin e shtetasve kosovarë nga Siria

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaç, përmes një postimi në Facebook ka përgëzuar institucionet për punën e bërë me kthimin e 100 shtetasve kosovar nga Siria.

Sipas presidentit, tani është e rëndësishme trajtimi me profesionalizëm i të gjithë të kthyerve që të ri-integrohen përsëri në shoqërinë kosovare, transmeton Indeksonline.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të presidentit:

Kthimi i mbi 100 shtetasve tanë nga Siria, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, u bë i mundur falë një pune të mrekullueshme të institucioneve tona, të cilat bashkëpunuan ngushtë me partnerët ndërkombëtarë. Tani është shumë i rëndësishëm trajtimi me profesionalizëm i të gjithë të kthyerve. Po ashtu, çdo mbështetje prej të afërmve dhe komuniteteve të tyre, të kthyerve u ndihmon të riintegrohen sa më shpejt në shoqërinë tonë. Kosova është e orientuar kah vlerat perëndimore dhe është e përkushtuar përkrah partnerëve ndërkombëtarë në luftimin e çdo terrorizmi dhe ekstremizmi që cenon këto vlera! HTH