Hashim Thaçi: I kam dëgjuar akuzat dhe i hedh poshtë të gjitha

Sapo ka bërë paraqitjen e tij të parë, para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara, ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Pasi i është lexuar aktakuza nga prokurori i rastit, Thaçi në fjalën e tij ka thënë se i hedh poshtë gjitha akuzat ndaj tij.
‘I Dëgjova dhe i hedh poshtë të gjitha”, tha Thaçi.
Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020.
Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.
Aktakuza e ngarkon Hashim Thaçit me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.