Hashim Thaçi: Urime ditëlindjen Endriti ynë i dashur!

Sot, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Facebook, për të uruar djalin e tij të vetëm Endritin, për ditëlindje.
Ai ka bërë të ditur se sot djali i tij mbushë 21 vite, dhe e ka uruar atë duke kujtuar edhe kohërat e vështira për Kosovën, gjatv vitit 1999 kur ai lindi, shkruan Indeksonline.
Ky është postimi i plotë i Hashim Thaçit.
“Urime ditëlindjen e 21-të, Endriti ynë i dashur! Ndoshta ke pasur dëshirë ta takosh shoqërinë, por Lumja e unë jemi të gëzuar që edhe këtë vit jemi të gjithë në shtëpi për t’i rikujtuar çastet kur ke lindur, kur ishim larg njëri-tjetrit në prillin e vitit 1999 dhe kur Kosova nuk ishte ende shtëpia jonë e lirë. HTH #RriNshpi”