75 Mall Live Search
21:57 / E Enjte, 25 Dhjetor 2025 / B XH

Hasi i jep përkrahje te madhe birit të saj, 110-shit të AAK-së

Kandidati për deputet nga AAK, Durim Halilaj ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët e Hasit.

Përmes një postimi në Facebook, Halilaj ka shkruar se Hasi gjithmonë ka ditur te zgjedh drejt, e sot sipas tij, ky rajon qëndron krah Aleancës dhe krah njerëzve të punës, raporon IndeksOnline.

“Sot, edhe në Lipovec të Hasit, kjo përkrahje u dëshmua fuqishëm. Për mua, Hasi nuk është vetëm mbështetje, është vendlindja ime, rrënja ime, forca ime. Si bir i kësaj treve, e ndiej obligim me e ngritë zërin e Hasit në Parlament, me dinjitet, përgjegjësi dhe besnikëri”, ka shkruar Halilaj.

Postimi i plotë:

Nga Hasi i nderit, qëndresës dhe besës, sot vjen fjala e fortë e përkrahjes 🤝
Hasi gjithmonë ka ditur me zgjedh drejt, e sot qëndron krah Aleancës dhe krah njerëzve të punës.

Sot, edhe në Lipovec të Hasit, kjo përkrahje u dëshmua fuqishëm.
Për mua, Hasi nuk është vetëm mbështetje,
është vendlindja ime, rrënja ime, forca ime.

Si bir i kësaj treve, e ndiej obligim me e ngritë zërin e Hasit në Parlament,
me dinjitet, përgjegjësi dhe besnikëri.

Nr. 129 – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ✔️
Nr. 01. – Ramush Haradinaj✔️
Nr. 110 – Durim Halilaj ✔️