Hasi me PDK-në, Beqa e Ervin Shabani priten me etuziazëm të madh

Kryetari i PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa dhe kandidati për kryetar të këtij qyteti, Ervin Shabani zhvilluan një tubim elektoral në Has.
Ata atje u pritën me entuziazëm të madh, në këtë takim hasjanët treguan se kanë zgjedhur të përkrahin Shabanin në zgjedhjet e 12 tetorit.
”Faleminderit nga zemra për pritjen madhështore që më dha forcë e motiv për të vazhduar rrugën tonë drejt fitores.Me ju, çdo hap është më i lehtë, çdo sfidë më e mundshme dhe çdo ditë më e afërt me ndryshimin që e meriton Hasi dhe Gjakova.” ka shkruar Shabani.