Hasianët e Lipovecit përkrahin Beqën e Shabanin për zgjedhjet e 12 tetorit

Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa së bashku me kandidatin e këtij subjekti për kryetar të komunës, Ervin Shabani kanë zhvilluar një tubim me banorët e fshatit Lipovec.
Beqa ka ndarë disa pamje nga ky takim, ku ka thënë se kanë diskutuar së bashku për prioritetet e zhvillimit të kësaj ane dhe vizionin e PDK-së për një të ardhme më të mirë për të gjithë hasianët.