11:06 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Haskuka: Kërcënimet ndaj Thaçit nuk janë as të parat e as të fundit!

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka reaguar pas kërcënimeve që i janë bërë drejtorit të kësaj komune Islam Thaçi.

Sipas tij, kërcënimet ndaj tij nuk janë as të parat e as të fundit, transmeton Indeksonline.

“Ka kaluar koha e ndërtimeve pa leje, tejkalimeve, uzurpimeve të pronës publike dhe e përfitimit personal nga pasuritë publike”, ka shkruar ai mes tjerash.

Shkrim i tij i plotë në Facebook:

Kërcënimet e dërguara ndaj drejtorit Islam Thaçi nuk janë as të parat, e me siguri nuk do të jenë as të fundit, që i adresohen zyrtarëve të Komunës së Prizrenit. Por të gjithë duhet të dinë se kërcënimet nuk na kanë ndalur e as nuk do të na ndalin.

Ka kaluar koha e ndërtimeve pa leje, tejkalimeve, uzurpimeve të pronës publike dhe e përfitimit personal nga pasuritë publike. Rendi dhe ligji vlen për të gjithë, sado të “fortë” që të jenë, ngase forca jonë buron nga ligji.