21:29 / E Shtunë, 02 Maj 2020 / indeksADMonline

Haskuka: Numri i të infektuarve mund të rritet akoma, MSH do të marrë masa tjera për Prizrenin

Mytaher Haskuka, kryetar i komunës së Prizrenit, ka thënë se pas shfuqizimit të vendimit për karantinim të qytetit të Prizrenit, MSH do të marrë masa të reja, shkruan IndeksOnline.

Haskuka ka thënë se në një bisedë telefonike me ministrin e Shendetësisë, Arben Vitia, kanë biseduar për numrin e madh të testeve që janë duke u bërë në këtë komunë.

Ai ka thënë se numri i të infektuarve mund të rritet nga dita në ditë.

Njoftimi:

Sapo u njoftova nga Ministria e Shëndetësisë e cila ka shfuqizuar vendimin për karantinim të qytetit të Prizrenit.

Në bisedë telefonike me ministrin Vitia, gjithashtu u njoftova se në Prizren janë duke u bërë një numër i madh i testeve, kryesisht të kontakteve të stafit mjekësor të Spitalit Regjional dhe të pacientëve e familjerëve të tyre.

Kjo do të thotë se numri i rasteve në ditët në vijim mund të rritet akoma më shumë, prandaj për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë do të ndërmerr masa të tjera me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejmë virusit COVID-19.

Qëndroni në shtëpi. Mbroni veten dhe familjen tuaj!