Haskuka paralajmëron padi ndaj zyrtarëve të PDK-së
Kryetari i zgjedhur i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj Blerand Stavilecit, Kujtim Gashit dhe Betim Gjoshit, pasi që video që është publikuar nuk paraqet ndonjë parregullsi.
Haskuka tha se nuk kanë pasur ndërmend që të merren me këtë video të cilën ai e konsideroi të shpifur dhe të siguruar në mënyrë të jashtëligjshme nga anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai po ashtu tha se PDK dy javë pas humbjes po pretendon të shpif dhe të dezinformojë opinionin përmes personave që punojnë për ta.
Kryetari i zgjedhur i Prizrenit tha se do paraqesin kallëzime penale për shpifje për Blerand Stavilecin, Kujtim Gashin, dhe Betim Gjocin, si dhe padi për dëmshpërblim për komisionarët që janë përfolur në video.
“Të gjitha pretendimet e PDK-së për të krijuar opinion se ka pasur parregullsi janë të pavërteta, pra dy javë nga humbja e zgjedhjeve PDK-ja mundohet të shpif dhe të dezinformon opinionin me servilët e tyre të cilët janë duke punuar për ta duke u munduar që të përhapin sa më shumë dezinformata. Ne në këtë rast do të paraqesim kallëzime penale për shpifje për Blerand Stavilecin, Kujtim Gashin me Gjoshin, si dhe padi për dëmshpërblim për komisionarët tanë të cilët janë përfolur pa drejtësisht në këto video”, tha ai.
Haskuka ka sqaruar edhe videon që është publikuar nga Partia Demokratike e Kosovës, duke thënë se komisionarja e vendvotimit që shihet në video nuk e ka bartur drejtpërdrejtë kutinë, pasi që ka vërejtur që komisionari i PDK-së ka tërhequr formularin për përputhje të rezultateve nga dera e klasës.
Ai po ashtu heqjen e formularëve nga dera e klasave nga komisionari i PDK-së e ka konsideruar të kundërligjshme.
“Arsyeja pse komisionerja apo kryesuesja e vend votimit nuk e ka bartur drejtpërdrejtë kutinë ka qenë që e ka vërejtur që komisionari i PDK-së ka tërmekur FPR-në apo formularin për përputhjen e rezultateve nga dera e klasës prandaj jo është kthyer mbrapa, aty vërehet që po kthehet mbrapa që po fotografon, janë edhe komisionarët tjerë, janë edhe policët mundohet të shkoj edhe në klasat që të fotografoj të gjitha FPR-të para se ato të hiqen nga komisionarët e PDK-së që këtë e kanë bërë në mënyrë të kundërligjshme ngase FPR-të duhet të qëndrojnë tek dyert e çdo klase”, tha ai.
Ai po ashtu tha se komisioneri i PDK-së ka marrë urdhra nga zyrtarët e lartë të PDK në Prizren, të cilët kanë paguar nga 20 euro për bartje.
Haskuka tha se shiritat e kutisë në fjalë kanë qenë në rregull dhe votat kanë qenë të njëjta sikurse që janë nënshkruar nga komisionarët.
Ai shtoi se të gjitha këto shpifje drejtë tij PDK po i bënë për të mbuluar kriminalitetin e organizuar dhe parregullsitë që janë duke i bërë në komunën e Prizrenit.
“Brenda dy muajve të kaluar janë dhënë 165 tendera nga komuna e Prizrenit dhe janë bërë duke rreth 40 punësime të paligjshme, të gjitha këto janë vazhdim i kriminalitetit të organizuar që kanë ndodhur në komunën e Prizrenit. Ne në momentin që kemi me marrë komunën e Prizrenit kemi me i shqyrtuar të gjitha këto raste të cilat ata i kanë bërë dhe të gjithë ata që janë inkriminuar do t’i paraqesim nëpër prokuroi dhe gjykata. Përndryshe lojërat që janë duke u bërë me këto video apo insinuata janë vetën një mënyrë se si me i demasku apo me i masku parregullsitë të cilat janë duke i bërë në komunën e Prizrenit”, shtoi Haskuka.
Ai po ashtu tha se PDK ankesat e tyre po i bazon në deklarata të rrejshme dhe në video që nuk shihet asnjë parregullsi.
Ndryshe, Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje, ka marrë mbi 260 vota më shumë sesa Shqir Totaj i PDK-së në Prizren