14:38 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Haskuka për deputetët: Jemi me fat, që këta nuk i nënshtrohen testit PISA

Është duke u zhvilluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës për votimin e kryeministrit dhe Qeverisë së re të Kosovës.

Prej më shumë se një orë deputetët e të gjitha partive janë duke mbajtur fjalime, shumica prej tyre me kritika të drejtuara ndaj Albin Kurtit dhe koalicionit VV-LDK në përgjithësi.

Por shpesh herë deputetët ngecën gjatë leximit, madje bën edhe gabime.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i Prizrenit nga radhët e VV-së, Mytaher Haskuka, i cili tha se jemi me fat që këta deputetë nuk i nënshtrohen testit PISA, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Boll lezet me pa PANIK në foltore… jemi me fat që këta nuk i nënshtrohen testit PISA.

Top of Form

Bottom of Form