75 Mall Live Search
18:06 / E Premte, 19 Qershor 2020 / indeksADMonline

Hasmi i tij, arrestohet autori i dyshuar për ekzekutimin e Hekuran Billës

Arrestohet në Mal të Zi autori i dyshuar i vrasjes së Hekuran Billës, pak ditë më pare në Tiranë.

Mësohet se ndalimi i tij është bërë në bashkëpunim edhe me forcat policore të Malit të Zi.

Autoritet e prangosën atë në Tuz të Malit të Zi.

Organet e hetimit janë të bindura se autor i vrasjes është Marku, vëllai i të cilit u vra më 14 tetor të vitit 2006 në Angli, ndërsa për krimin u dënuar Billa me minimumi 33 vite burg.

Për ngjarjen është arrestuar edhe nipi i autorit të dyshuar, Sebastjan Mali, i cili ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen.