“Hasmi i vjetër, nuk bahet mik i ri”, shfaqet baneri i Tifozëve Kuq e Zi

Kanë mbetur edhe pak orë deri në fillim të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Tifozat Kuq e Zi nuk do të jenë në tribunat e “Air Albania”, por ata kanë shpalosur një baner rrugëve të Tiranës, shkruan Indeksonline
“Hasmi i vjetër, nuk bahet mik i ri”, shkruhet në këtë koreografi.
Kujtojmë që ndeshja fillon nga ora 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Tifozët Kuq e Zi nuk do të jenë të pranishëm në tribuna për shkak të mos-marrëveshjes që paten me FSHF-në në lidhje me biletat./Indeksonline/