75 Mall Live Search
09:19 / E Premte, 14 Shkurt 2025 / H F

Hati tregon nëse u nda nga Jashari, paraqitet nga ky vend! (Foto)

Hati dhe Jashari janë kthyer në një nga çiftet më të njohura në rrjetet sociale, ku shpesh komentohen për jetën e luksit.

Dje u aludua për një ndarje të mundshme mes çiftit, kjo pas Hati publikoi një video, duke qarë me një këngë që “simbolizonte” ndarjen.

Por, pas kësaj ka reaguar vetë Hati, shkruan IndeksOnline.

“Jam mirë”, ka shkruar ajo krahas disa imazheve të shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram.

Duket se gjithë kjo situatë është krijuar sa për të marrë vëmendjen e të tjerëve.

Mos të harrojmë një shprehje thotë: “Kurrë mos i beso dikujt që filmon veten duke qarë”! /IndeksOnline/