75 Mall Live Search
14:51 / E Diele, 16 Shkurt 2025 / L A

Havertz operohet me sukses pas lëndimit të tij

Ylli gjerman, Kai Havertz ka humbur përfundimisht sezonin e tij.

Havertz, ka pësuar një lëndim në kërpudhë gjatë stërvitjeve me Arsenalin, në një kamp në Dubai.

Havertz, në një postim në “Instagram”, dha një mesazh pasi që kreu operacionin e tij me sukses.

“Ditët e fundit kanë qenë të vështira për t’u përpunuar si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Por dje ishte një ditë e mirë. Një operacion i suksesshëm dhe një fitore 🙌🏼

Faleminderit për të gjitha mesazhet e mbështetjes gjatë ditëve të fundit, me të vërtetë ka ndihmuar. Tani jam i fokusuar në rrugëtimin tim drejt fitnesit të plotë dhe duke i dhënë të gjithë mbështetjen që mund t’i jap skuadrës në prapavijë”, deklaroi Havertz.

Gjermani, këtë sezon kishte bërë 34 paraqitje ku shënoi 15 gola dhe bëri 5 asistime në të gjitha garat./IndeksOnline/