75 Mall Live Search
23:03 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / MSH

Havolli akuzon Muratin për bllokim të projektit të unazës së jashtme të Prishtinës

Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, duke e akuzuar për bllokim të projekteve të Kryeqytetit.

Havolli i ka reaguar reagimit të Muratit ndaj kryetarit Përparim Rama, duke thënë se Murati po hedh hi syve të qytetarëve, lidhur me bllokimin e buxhetit.

“… do të ishte më e ndershme që Ministri i Financave në detyrë të përgjigjej:

Pse po e mban të bllokuar projektin e unazës së jashtme të Prishtinës?

29 kilometra unazë të jashtme/autostrade rreth Prishtinës i bllokon ministri në detyrë.

Afër 300 milionë euro të unazës/autostradës investime në Prishtinë i bllokon ministri në detyrë” shkroi Havolli.

Sipas tij, të gjithë ministrat e kanë vetëm një detyrë, e që është të bllokojnë përparimin e Prishtinës.

Ky është postimi i plotë i tij:

Në vend se të merret me akuza të pavërteta dhe të hedhë hi syve të qytetarëve, pas bllokimit të buxhetit, do të ishte më e ndershme që Ministri i Financave në detyrë të përgjigjej:

Pse po e mban të bllokuar projektin e unazës së jashtme të Prishtinës?

29 kilometra unazë të jashtme/autostrade rreth Prishtinës i bllokon ministri në detyrë.

Afër 300 milionë euro të unazës/autostradës investime në Prishtinë i bllokon ministri në detyrë.

Sepse të gjithë ministrat e kanë vetëm një detyrë: ta bllokojnë Përparimin e Prishtinës.

May be an image of map and ski slope