Havolli kritikon ashpër MKRS-në për bllokim të rrugës, për gjetje arkeologjike

Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka kritikuar ashpër Ministrinë e Kulturës, kur kjo e fundit nisi punimet për gjetje arkeologjike, pranë Xhamisë së Qarshisë.
Përmes një postimi në Facebook, Havolli tha se punimet kanë përfunduar dhe gjetjet janë mbuluar me zhavorr, shkruan IndeksOnline.
“Gjetjet arkeologjike janë mbuluar me zhavorr, sepse në media është dashur të arsyetohen ndalesat që i ishin bërë Kryeqytetit, e jo se këta i respektojnë vlerat.
E si mbetje e punëve të këqija dhe të papërgjegjshme edhe nga operatori edhe nga MKRS, na mbeti një dëm i madh në rrugën Agim Ramadani, që sapo e kemi rishtresuar” shkroi Havolli.
Ky është postimi i plotë i tij:
Gjetjet arkeologjike nën zhavor tek Xhamia e Qarshisë!
Ju kujtohet kur MKRS bllokoi punimet në një gropim të operatorëve të energjisë elektrike në trotuar për gjetje arkeologjike?
Eh, ato punime tashmë kanë përfunduar. Gjetjet arkeologjike janë mbuluar me zhavor, sepse në media është dashur të arsyetohen ndalesat që i ishin bërë Kryeqytetit, e jo se keta i respektojnë vlerat.
E si mbetje e punëve të këqija dhe të papërgjegjshme edhe nga operatori edhe nga MKRS , na mbeti një dëm i madh në rrugën Agim Ramadani, që sa po e kemi rishtresuar.
Keq. Shumë keq!