16:17 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Havolli merr pjesë ne Konferencën e Bashkëpunimit Rajonal në Beograd

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit  Shaip Havolli po merr pjesë Konferencën Rajonale në Beograd me temën “Bashkëpunimi i institucioneve te kundër korrupsionit ne rajon”, e cila po zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit rajonal për luftimin e korrupsionit.

Konferenca në tryezën e diskutimeve solli tema që ndërlidhen me pozicionin, statusin dhe pavarësinë institucionale të agjencive kundër korrupsionit, si dhe për sfidat me të cilat përballen agjencitë në rajon në kryerjen e punëve e ditëpërditshme. Ekspertë nga vendet e Bashkimit Europian ka prezantuar modalitete të mekanizmave parandalues, për efikasitetin e institucioneve në parandalimin dhe luftimin e dukurisë se korrupsionit.

Konferenca është organizuar nga zyra e OSBE-së Beograd në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë dhe Agjencisë Kundër Korrupsionit në Serbi.