17:19 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / AR

Havolli njofton Ramën për tri projektet e rëndësishme të Prishtina Parkingut

Kryeshefi ekzekutiv i NPL Prishtina Parking, Sokol Havolli sot ka pritur në takim kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, nënkryetarin Alban Zogaj dhe drejtorët, Ilirik Musliu dhe Florian Dushi.

Havolli e njoftoi Ramën për tri projektet e rëndësishme të Prishtina Parking.

Njoftimi i plotë:

Së bashku me ekipën e NPL Prishtina Parking sot pritëm në takim Kryetarin Perparim Rama, Nënkryetarin Alban Zogaj dhe Drejtorët, Ilirik Musliu dhe Florian Dushi.

Diskutuam për planet e përbashkëta, reformimin e ndërmarrjes dhe rolin tonë në avancimin e shërbimit në lagje, në qytet por edhe për nevojën që të kemi një qasje regjionale. Rregullorja e re është esenciale për këtë reformë.

Kryetarin Rama e njoftova edhe për planet afatshkurtëra e afatgjata të ndërmarrjes!

🌆 🌳🌲🪴🍁⏰💡në Bregun e Diellit të fillojmë implementimin nga 1 janari 2023. Ky implementim nënkupton që ndërrmarrja dhe banorët të përditësojnë kontratat. Kontrata e re përfshinë obligimet e ndërrmarrjes për organizim adekuat, sinjalizim, kontrollë efektive, por mbi të gjitha, investim në komunitet. Investimi nënkupton se do të ndërrmerren veprime për dizajnim dhe mirëmbajtje të hapësirave të gjelbëra si dhe zgjatjen e orarit të kontrollës nga ndërrmarrja deri në mesnatë, që do të sigurojë kontrollë efektive dhe hapësirë të mjaftueshme për banorët.

Të gjitha këto veprime do të implementohen edhe në lagjet tjera.

💻📱🚏🚥🖥️💳🏧🅿️⌚️

Digjitalizimi i plotë i mdërmarrjes:

Ky projekt nënkupton vendosjen e teknologjisë moderne në hapësirat e menaxhuar nga NPL Prishtina Parking. Cenzorët ose kamerat me konceptin e Intelegjencës Artificiale (AI) që në fokus kanë informacionin për qytetarin lidhur me disponueshmërinë e hapësirave për parking, në destinacionin e qytetarëve brenda qytetit. Digjitalizimi po ashtu përfshinë vendosjen e stacioneve të pagesës në parkingjet me laura duke eliminuar kontaktin e personelit të NPL Prishtina Parking me paratë e gatshme. Pagesat në të ardhmen bëhen në aparat për parking, me kartelë bankare ose edhe me telefon.

🌅🛣️🚏🚦🚥🌳🌲🚌🚎

Krijimin e parkingjeve të reja, për rajon, me konceptin park & go. Qytetarët do të kenë mundësi të parkohen jashtë qytetit, me kosto shumë ulët ku në bashkëpunim me Trafikun Urban do të ketë organizojmë të linjave të reja nga këto hapësira për në qendër.

Ekipa e Prishtina Parking është plot entuziazëm!