09:03 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Hawai: Godet me thikë pronarin e tij, vranë 2 oficerë policie dhe i dogjën 12 shtëpi

Terror në Hawai. Një person i armatosur pasi goditi me thikë pronarin e tij dhe vrau dy oficerë policie, jo i lumtur me kaq, i vuri flakën një banese ndërsa gjuhët e flakëve u përhapën duke djegur të paktën 12 shtëpi, pesë prej të cilave u dogjën plotësisht.

Detajet e asaj që ndodhi nuk janë ende e qarta, por, sipas zërave të pakonfirmuar, agresori dyshohet se goditi me thikë pronarin e tij, i cili po e dëbonte nga puna. Policia, e paralajmëruar për sulmin, ndërhyri brenda pak minutash. Agjentët u gjendën para burrit të armatosur, i identifikuar si Jerry Hanel, i cili nuk ngurroi të hapte zjarr ndaj tyre duke vrarë dy policë, një burrë dhe një grua.

Agresori më pas i vuri zjarrin shtëpisë së pronarit. Flakët u përhapën me shpejtësi duke u vënë zjarr shtëpive të tjera fqinje dhe duke shkaktuar evakuimin e dhjetëra njerëzve.

Kjo është një tragjedi e paparë jo vetëm për qytetin e Honolulu, por për të gjithë Hawain”, tha Kirk Caldwell, kryetari i bashkisë së Hololulu.