Haxhi Avdyli del në bjeshkë, a u shërua nga koronavirusi?

Indeksonline kishte raportuar se deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ishte prekur me Covid-19, ndërsa tani ai ka njoftuar se ka dalë nga shtëpia, pas 17 ditësh ku po karantinohej.
Avdyli ka dalë në Bjeshkën e Jezercit, teksa thotë se nuk ka simptoma.
“Pas 17 ditë karantinimi dhe disa ditë pa simptoma, sot bëra daljen e parë në Bjeshkën e Jezercit për oksigjenuar mushkëritë. Drejt rikthimit të plotë. #mbajdistancë #mbajmaskë”, ka shkruar ai./Indeksonline/