75 Mall Live Search
15:16 / E Hënë, 20 Qershor 2022 / LB

Haxhi Avdyli i reagon ashpër Edi Ramës: Politika e tij ndaj Kosovës përmblidhët në këtë fjali

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli i ka reaguar kryeministrit Edi Rama për një deklaratë të sotme në konferencën me kryeministrin Albin Kurti.

Avdyli ka thënë se politika e Edi Ramës ndaj Kosovës, përmblidhet nga fjalia e fundit në Konferencën për shtyp.

“Unë Albinin e kam vëlla, për më lejoni të jem edhe vëllau i Vuçiqit” ka cituar Avdyli një deklaratë të kryeministrit Rama.

Postimi i plotë i Avdylit:

Politika e Edi Ramës ndaj Kosovës, përmblidhet nga fjalia e fundit në Konferencën për shtyp.

“Unë Albinin e kam vëlla, për më lejoni të jem edhe vëllau i Vuçiqit”.

Por po harron Edi  që ky vëllau i ri i tij, (Serbia) jo vetëm që 100 vite e gjymtosi vëllaun e tij të vogël (Kosovën) , akoma po armatoset e po kërcënon çdo ditë me zhdukjen e vëllaut të tij të vogël .