10:20 / E Martë, 21 Shtator 2021 / A. M.

Haxhi Avdyli lutje spektrit politik: Të jemi unik, për djemtë që po e mbrojnë kufirin!

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Haxhi Avdyli u ka bërë thirrje gjithë spektrit politik të bëhen bashkë rreth mbrojtjes së kufijve.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se Serbia e ka thjeshtë zgjedhjen, hynë makinat me RKS në Serbi, hyn makinat me SRB në Kosovë.

“Hiqen tabelat tona hiqen të tyre. Reciprociteti ka qindra vite që rregullon marrëdhëniet mes shteteve e popujve në boten demokratike. E neve na duhet vetëm unitet për sovranitet e reciprocitet”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Nga dje sduhet te ketë pse sot , e pse me polici në kufi. Nga dje të gjithë duhet të jemi unik ,për Kosovën, për kufijtë e saj. Unik për djemtë tanë të rreshtuar në mbrojtje të kufijve. Ska nevojë  as portalet as opinionistët e më së paku politikanët tua mbajnë gajlen atyre që qytetarëve tanë për 10 vite ua kan nxi jetën me tabela Proba. Serbia e ka thjeshtë zgjedhjen, hynë makinat me RKS në Serbi, hyn makinat me SRB në Kosovë. Hiqen tabelat tona hiqen të tyre. Reciprociteti ka qindra vite që rregullon marrëdhënjet mes shteteve e popujve në boten demokratike. E neve na duhet vetëm unitet për sovranitet e reciprocitet.