17:22 / E Enjte, 04 Mars 2021 / OSH

Haxhi Avdyli në top 10she: Tash na mbetet të punojmë me ndershmëri

Haxhi Avdyli, tashmë është zgjedhur deputet  duke hyrë në dhjetëshen e parë të listës së VV-së bashkë me atë të Vjosa Osmanit.

Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin e dhënë duke shtuar se tashmë iu mbetet të punojnë me ndershmëri dhe përkushtim, në adresimin e problemeve të shumta.

Postimi i plotë i tij:

Tash kur u shpallën rezultatet zyrtare -Ju faleminderit që votuat për ndryshimin , faleminderit edhe për besimin në mua duke më renditur në 10 -shen e parë të listës fituese të Referendumit. Ky besim i juaj plebishitar i 14 shkurtit është përgjegjësi shtesë, është kontratë e re me ju për të jetësuar ndryshimin e shumëpritur. Kemi shumë punë përpara por edhe njohuri të thella për brengat, kërkesat dhe pritjet e juaja . Tash na mbetet që punojmë me ndershmëri, përkushtim dhe pa u ndal në adresimin e problemeve  të shumta. Por jemi të vendosur që mos tu ju zhgënjejmë asnjëherë me punën tonë dhe bashkarisht me njerzit vullnetmirë, të ju bëjmë krenar të jetoni në këtë nënqiell të përbashkët të quajtuar Kosovë.