75 Mall Live Search
08:35 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Haxhi Kransiqi do të operohet, anulohet meçi kundër Hartelit

Një ndër boksierët më të mirë shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi, do të pushojë disa muaj nga aktivitetet në boks.

Siç njofton faqja e njohur SES Boxing, Krasniqi, do t’i nënshtrohet operimit në bërryl, transmeton Indeksonline.

Ishte parashikuar që boksieri nga Juniku të boksonte këtë muaj kundër ish- kampionit të Evropës, Stefan Hartel, por tashmë ky meç është anuluar.

Në maj të këtij viti, Harteli e mori brezin e artë të kampionit evropian në peshat super të mesme pasi e kishte mposhtur Krasniqin.

/Indeksonline/