75 Mall Live Search
12:43 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Haxhi Krasniqi gati ta mbroj titullin e kampionit evropian, ja kur e zhvillon duelin

Haxhi Krasniqi po bën përgatitjet e fundit për përballjen e radhës me Stefan Hartel që do të zhvillohet me 11 maj në Gjermani.

Boksieri shqiptar do të kërkoj të mbroj titullin e kampionit evropian në kategorinë EBU (European Super Middleweight).

Në nëntor të vitit të kaluar Krasniqi u bë kampion në këtë kategori duke mposhtur pas 12 raundeve me pikë, boksierin nga Venezuela Ronny Landaeta.

Kundërshtari i Krasniqit, Hartel nuk ka asnjë humbje në karrierë, nga 18 meqe ka fituar 17 dhe ka 1 barazim. /Indeksonline/

https://www.youtube.com/watch?v=L_cOXzq5_OA