75 Mall Live Search
15:26 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haxhi Krasniqi jep një lajm të keq, ja çfarë ka ndodhur me meçin e 16 dhjetorit

Boksieri i suksesshëm kosovar, Haxhi “Robin” Krasniqi ka dhënë një lajm të keq për tifozët.

Krasniqi përmes rrjeteve sociale ka treguar se meçi i paraparë të zhvillohet më 16 dhjetor është anuluar nga organizatorët.

“Dueli im i radhës, ishte i planifikuar për datën 16 dhjetor dhe mezi po e prisja të ngjitesha në ring, por ajo mbrëmje e boksit u anulua nga organizatorët dhe tani po pres një termin të ri për duelin numër 52. Deri atëherë mirëmbetëshi”, ka shkruar Haxhi Krasniqi

Kundërshtari ende nuk ishte bërë i ditur nga Krasniqi, ndërsa kujtojmë se meçin e fundit e kishte zhvilluar kundër Arthur Abraham, në të cilën edhe humbi./IndeksOnline/