Haxhi Krasniqi me veshje të FSK-së uron përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Boksieri kosovar, Haxhi Robin Krasniqi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Shteti i Kosovës sot, më 17 shkurt feston përvjetorin e 13-të të pavarësisë, shkruan IndeksOnline.
Përmes postimit, kampioni i botës në boks, Krasniqi ka uruar përvjetorin e 13-të. Ai mban të veshur uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Urime 13-vjetori i pavarësisë Kosovë!”, ka shkruar Krasniqi në rrjetet sociale.