75 Mall Live Search
15:02 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / C E

Haxhi Krasniqi pritet edhe nga Avdullah Hoti

Avdullah Hoti ka pritur sot gjatë ditës kampionin e Botës në Boks, Haxhi Krasniqin.

Kryeministri i Kosovës përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Krasniqi është inspirim për të rinjtë e Kosovës.

Ky është njoftimi i tij:

Haxhi Krasniqi nuk u dorëzua asnjëherë. Me punë të palodhshme dhe përkushtim drejt ëndrrës, ai e ka sjellë në Kosovë titullin e Kampionit të Botës në Boks.

Sot, pata nderin ta pres dhe ta përgëzoj për titullin. Uroj që Haxhiu të jetë inspirim për të rinjtë që të aspirojnë, të provojnë dhe t’i prekin ëndrrat.