08:51 / E Shtunë, 04 Maj 2024 / Gj. Sh

Haxhi Krasniqi rikthehet në ring, sonte përballet me bokserin portugez

Nëntë muaj pas meçit të fundit, Robin Haxhi Krasnqi do të rikthehet sonte në ring.

Ai do të boksojë kundër portugezit, Jorge Silva, shkruan IndeksOnline.

Meçi zhvillohet në “Neue Sporthalle”, në Augsburg të Gjermanisë, dhe pritet të nis nga ora 23:00.

Përballja mes tyre është e planifikuar për 10 raunde.

Krasniqi do të ngjitet në ring pas fitores ndaj Nadjib Mohammedi, meç ky i cili u zhvillua në Prishtinë.

Boksieri kosovar ka zhvilluar deri më tani 60 ndeshje, ku ka 53 fitore dhe shtatë humbje. 20 prej fitoreve i ka arritur me nok-aut.

Në anën tjetër, 40-vjeçari nga Portugalia i ka 22 fitore dhe nëntë humbje në karrierë. 12 prej fitorve i ka me nok-aut./IndeksOnline/