Haxhi Krasniqi vazhdon me stërvitje intensive
Haxhi Krasniqi ka vazhduar me përgatitjet për duelin e tij të parë të vitit 2019.
Viti i kaluar ishte mjaft mbresëlënës për Haxhi Krasniqi, pasi që boksieri kosovar u konfirmua kampion i Evropës në boksin profesionist.
Mirëpo, junikasi synon të arrijë më shumë se kaq në karrierën e tij.
Ai gjithmonë ka bërë të ditur se dëshiron të shpallet kampion bote.
Për ta bërë ëndrrën e tij realiteti, Krasniqi është duke ushtruar vazhdimisht.
Sesa të vështira janë ushtrimet e tij e dëshmon edhe videoja të cilën ai e ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram.