75 Mall Live Search
13:09 / E Hënë, 11 Dhjetor 2023 / S Z

Haxhi Shala ende ndodhet në zyrat e EULEX-it

Haxhi Shala ende ndodhet në zyret e EULEX’it

Ish deputeti, Haxhi Shala, i njohur edhe si komandant Topi, ndodhet ende në zyret e EULEX’it në Fushë Kosovë.

Kështu tha Metush Kryeziu, kryetar i degës së OVL- UÇK’së në Malishevë.

“Jam në kontakt me djalë të tij, por ende s’kemi informacione”, tha ai.

Kur u pyet nëse ekziston mundësia që Shala të dërgohet sot në Hagë, Kryeziu tha “çka s’pritet prej tyre”.

“Ende ndodhet në EULEX”, tha ai, derisa bëri të ditur se nuk e di se për çfarë dyshohet Shala./E.O/