Haxhi Shala merr me vete te AAK anëtarin e kryesisë të Nismës në Gjakovë

Anëtari i kryesisë së Nismës në Degën e Gjakovës, njëherit kryetari i nëndegës në Nivokaz, Islam Hasani, është aderimi i radhës në Aleancën për Ardhmerinë e Kosovës (AAK).
Përmes një njoftimi në Facebook, ai ka treguar se aktiviteti politik tani e tutje do të vazhdojë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Postimi:
Të dashur familjar miq e kolegë dhe ju aktivistë shumë të respektuar, dua të ju njoftojë rrugëtimi im politik me Nismen Socialdemokrate MBARON këtu andaj
sot jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet e mia politike, që përfaqësoj në Nismën Socialdemokrate.
Ne nuk jemi aktivistë që përkulemi sepse ne ishim aty nga fillimi, por ne nuk mund të jemi aty kur ju filloni të zhvlerësoni përpjekjet tona, e po ju rikujtoj të gjithë juve që jam anëtar i kryesis se Nismës në Degën e Gjakovës dhe kryetar i nëndegës në Nivokaz, e qe nga sot mbaron gjithqka, nuk kam nevojë ta demantoj askënd, sepse vetë fotografitë demantojnë se sa të rëndësishëm kemi qenë kur na pranuat në takime duke menduar se përbuzim njerëzit që na qendruan pranë gjithmonë!
Rrugëtimin tim do të vazhdoj së bashku më njeriun e fjalës z.Haxhi Shala i cili çdo herë ishte zëri im, si zë i nëndeges ashtu edhe i Degës tonë si në Kuvendin e Kosovës, por edhe në organet e partisë, e aktiviteti ynë politik tani e tutje do të vazhdojë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës(AAK)
Na prift e mbara!