08:57 / E Hënë, 11 Dhjetor 2023 / L K

Haxhi Shala ndalohet nga Gjykata Speciale, po intervistohet nga Eulexi

Haxhi Shala është ftuar nga Gjykata Speciale. Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës është arrestuar mëngjesin e sotëm në banesën e tij në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar ne kushte anonimiteti një i afërm i Shalës.

“Pak para orës 8 të mëngjesin, “Topi” është arrestuar nga Gjykata Speciale. Për momentin është duke u intervistuar nga Eulexi. Nuk kemi asnjë informacion më shumë dhe nuk e dim se çfarë do të ndodhë më tutje” ka thënë ky burim për Indeksonline.