75 Mall Live Search
11:20 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Haxhi Shala po bën “kërdi”, i merr Nismës edhe një kryetar dege

Haxhi Shala po del mos të jetë i vetëm në aderimin e tij tek AAK-ja.

Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate sapo ka njoftuar se i ka marrë te partia e Haradinajt edhe kryetarin e degës së Nismës në Obiliq, Nasuf Mjeku.

Lajmin e ka publikuar kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.

“Sot, mirëprita në një takim gjeneralin Haxhi Shala, njëherit deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, së bashku me kryetarin e degës së Nismës në Obiliq prof.Nasuf Mjeku, të cilin e njoftova për gjendjen aktuale me Covid-19 në Komunën e Obiliqit si edhe për zhvillimin e projekteve ku me gjithë përkushtimint tonë në menaxhimin e pandemisë, projektet po zhvillohen sipas planit dinamik.

Po ashtu, deputetit Shala dhe Mjeku, u urova mirëseardhje në rrugëtimin tonë të përbashkët, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke u zotuar se bashkarisht do punojmë në zhvillimet e përbashkëta politiko-ekonomike dhe sociale për qytetarët e Kosovës”, shkruan Gashi në njoftim./Indeksonline/