75 Mall Live Search
17:10 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

Haxhi Shala udhëton nesër për intervistim në Hagë

Deputeti nga radhët e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Haxhi Shala, nesër do të niset në Hagë, për intervistim në Dhomat e Specializuara, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur ish kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në Facebook.

“Haxhi Shala nesër udhëton për Hagë! Ai ishte emër që bëri histori në luftën e UÇK-së! Ne jemi me te në këtë betejë!”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se, në muajin gusht Haxhi Shala ishte ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit./IndeksOnline/