75 Mall Live Search
17:30 / E Mërkurë, 28 Korrik 2021 / AR

Haxhiu: Adresimi i krimeve të luftës është prioritet i Qeverisë, do të punojmë shumë

Me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët kanë miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin për vitin 2021.

Lidhur me këtë ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila tha se miratimi i buxhetit do të fuqizojë kapacitetet e Prokurorisë Speciale, shkruan Indeksonline.

Tutje, ministrja Haxhiu u shpreh se adresimi i krimeve të luftës është prioritet i Qeverisë dhe se do të punojnë shumë në këtë drejtim.

“Votimi në lexim të dytë i buxhetit, përveç tjerash do të fuqizojë kapacitetet e Prokurorisë Speciale. Prokurorisë Speciale, departamentit për krime lufte do t’i shtohen edhe 4 prokurorë të rinj, 6 bashkëpunëtorë profesional dhe 2 përkthyes. Adresimi i krimeve të luftës është prioritet i Qeverisë andaj do të punojmë shumë në këtë drejtim”, ka shkruar ministrja./Indeksonline/