75 Mall Live Search
11:28 / E Premte, 18 Gusht 2023 / S Z

Haxhiu: Bukë, zemër e drogë – kjo është motoja e LVV-së

Pas aksionit të policisë së Kosovës, ku tre persona u arrestuan nën dyshimin për keqperdorim të rezervave shtetërore, ka reaguar dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Bekim Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se motoja e Lëvizjes Vetëvendosje është “Bukë, zemër e drogë“. Moto kjo e cila sipas tij është dokumentuar me fakte kprruptive, dollovere e shpijunazha për krerët e UÇK-së.

“ LVV paska qenë nën ndikimin e drogës, ekstazisë që nga themelimi, po tek tash po kuptohen veprat e saj té shémtuara në dëmtim të shtetit. Hajnat në burg! Boll e mashtruat popullin me kauza të rrejshme për veriun. Ju dolën dallaveret edhe nga ai ashensori i fshehtë i sekserit të Kurtit, Ridit. Hajde Ridi shprehu, trego kush është Albini”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Bukë e Zemër e Drogë – kjo është motoja e LVV-së e dokumentuar me fakte korruptive, dallavere e shpiunazha për krerët e UÇK-së.

LVV paska qenë nën ndikimin e drogës, ekstazisë që nga themelimi, po tek tash po kuptohen veprat e saj té shémtuara në dëmtim të shtetit.

Hajnat në burg!

Boll e mashtruat popullin me kauza të rrejshme për veriun.

Ju dolën dallaveret edhe nga ai ashensori i fshehtë i sekserit të Kurtit, Ridit.

Hajde Ridi shprehu, trego kush është Albini.