75 Mall Live Search
17:06 / E Mërkurë, 15 Janar 2025 / Z S

Haxhiu: Deklarim skandaloz i Prokurorisë, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur skandaloz deklarimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë se nuk ka lëshuar autorizim për bastisjet e së mërkurës në objektet e strukturave paralele.

Sipas Haxhiut në vend që prokurorët të vepronin shumë vite më parë dhe t’i mbyllnin zyrat e strukturave ilegale ata siç është shprehur ajo ‘nga zyrat e tyre lëshojnë komunikata kundër veprimeve të ligjshme dhe të drejta të policisë’.

”Çfarë deklarimi skandaloz i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Në vend që të vepronin shumë vite më parë, dhe t’i mbyllnin zyrat e strukturave ilegale ata nga zyrat e tyre lëshojnë komunikata kundër veprimeve të ligjshme dhe të drejta të policisë.A ka kush që i kupton këta zyrtarë të shtetit që mbajnë emrin prokurorë? Në shërbim të kujt janë?”, ka shkruar Haxhiu.

Ndryshe, Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet kompetente të mërkurën ka realizuar një aksion policor në disa rajone të Kosovës.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar se janë mbyllur strukturat paralele “kriminale” të Serbisë në Republikën e Kosovës.

Sipas ministrit, komunat paralele të Serbisë janë mbyllur në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë-Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyreve tatimore ilegale.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka thënë se nuk ka lëshuar autorizim për bastisjet në objektet e strukturave paralele/Indeksonline/