75 Mall Live Search
17:41 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

Haxhiu deklarohet pas takimit, flet për hapat e ardhshëm të VV-së

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu është deklaruar pas daljes nga takimi i thirrur nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Haxhiu tha se ky takim ishte jo-kushtetues dhe ishte ftuar nga presidenti Thaçi.

“Ishte një takim komplet përveç se jo kushtetuese dhe me qasje joserioze duke u munduar që këto takime ngjasonin në një klub burrave të përmbysnin vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit, siç e kemi parë aty ishte presidenti që drejtonte klubin e burrave ku tentonte ta merrte shumicën për votimin e qeverisë së re, në një format jo-kushtetues, që nuk e parasheh Kushtetuta edhe me këtë veprim ata tentonin të përmbysnin vullnetin e qytetarëve.Sa i përket Kushtetutës, më lejoni të ju njoftoj se Kushtetuta jonë nuk i jep të drejtën presidenti të bëjë veprime të tilla, nuk i jep të drejtën të konsultohet në këtë format me përfaqësuesit e subjekteve politike, presidenti formatet e takimeve të tilla do të mund t’i bënte vetëm për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.Unë insistova për herën e dytë të marrë fjalën, por presidenti refuzoj të më jap fjalën dhe kisha qëllim t’i thoja se qeveria nuk është rrëzuar që nuk ka ditur të menaxhojë situatën me COVID-19  apo se është përfshirë në afera politike, por qeveria është rrëzuar për shkak të pazareve Thaçi, me Isa Mustafën dhe është për keqardhje se në ven që këta njerëz të bëheshin bashkë me qeverinë e Kosovës që ka menaxhuar situatën e COVID në mënyrë të mirë të mundshme janë bërë bashkë kundër VV-së, në vend që të bëheshin bashkë kundër pandemisë. Pra siç e keni kuptuar ekziston një tendencë për të ndërmarrë veprime dhe për përmbysur vullnetin qytetar. Nuk mund të ketë qeveri me legjitimitet qytetar pa shkuar në zgjedhje, sepse qytetarët vendosën me 6 tetor këtë dhe Thaçi s’ka të drejtë të anashkalojë partinë fituese dhe me këto veprime po e shkatërron rendin kushtetues të Kosovës. Edhe një gjë duhet me e theksuar se ne kemi thënë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme pas kalimit të situatës me COVID-19, pra pasi të kalohet ne do të duhej të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Por këta të cilët e kanë zbatuar vullnetin e qytetarëve, po tentojnë të bëjnë gjithçka vetëm e vetëm të shkojnë në një qeveri që s’ka legjitimitet”, tha Haxhiu, raporton Indeksonline.

Ajo gjithashtu shtoi se Thaçi s’ka të drejtë që përpos VV-së të ftojë asnjë parti tjetër dhe isha e pranishme t’i tregojë që veprimet e tilla s’kanë asnjë vlerë.

I bëra thirrje që në muajt e fundit të mandatit si president të qëndrojë në përputhje me veprimet kushtetuese.

“Vetëvendosje nuk ka refuzuar që të bëjë diçka në këtë drejtim, ne kemi kërkuar nga presidenti të ndalojë presionet e vazhdueshme, sepse ai nuk është subjekt aktiv që të bëjë qeverinë e Kosovës. Ai duhet të firmosë atë që ia dërgon subjekti i parë fitues këtë e ka vendosur Kushtetuesja në vitin 2014”, tha ajo./Indeksonline/