75 Mall Live Search
14:38 / E Hënë, 01 Shtator 2025 / Z S

Haxhiu: Do të mbajmë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të partisë për emrin e mandatarit

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar se Lëvizja Vetëvendosja do të mbajë një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm.

Kjo për të dërguar emrin e mandatarit për kryeministër te presidentja Vjosa Osmani.

Ajo tha se beson që kjo mbledhje do të mbahet së shpejti.

“Do duhet ta kemi njëherë një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, e pastaj ta dërgojmë emrin e mandatarit për kryeministër te Presidentja për dekretim. Besoj që ajo mbledhje do të jetë shpejt e jashtëzakonshme” – tha Haxhiu./Indeksonline/