Haxhiu e krahason deklaratën e Fitore Pacollit me foren e dhelprës e rrushit
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu e ka komentuar deklaratën e Fitore Pacollit e cila e ka quajtur Ramush Haradinajn si kryeminister që kërcënon prokurorë.
Haxhiu ia ka marrur shembull Pacollit foren e dheplrës e rrushit.
“Dhelpra kur e pa që rrushin nuk e arrinte dot, tha se qenka i thartë, duke e mashtruar në radhë të parë veten e pastaj të tjerët.
Kështu po më n’ngjanë edhe puna e reagimit të deputetes Pacolli ndaj kryeminstrit Haradinaj , të cilin nuk e arrinë dot , as sot e asnjëherë.E më së paku me reagime të tilla të “ulëta”.
Në rastin konkret,kryeministri në Francë po e bën detyrën e tij për vendin e tij, duke kërkuar liberalizimin e vizave, kundër të cilit vazhdimisht kanë lobuar bashkëpartiakët e Fitores, kudo që u është dhënë mundësia…kundër qeverisë dhe shtetit të tyre, nga i cili i gëzojnë të gjitha benefitet e mundshme.
Kjo është e tmerrshme dhe e dimbshme në të njëjtën kohë” shkruan Haxhiu në reagim./Indeksonline/