08:37 / E Premte, 25 Nëntor 2022 / L K

Haxhiu e Nagavci sot vizitojnë shkollën “Faik Konica”

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sot do të vizitojnë Shkollën Fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Ndërsa, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të bëje hapjen e ceremonisë së fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Ceremonia mbahet, në ora 18:00 tek Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë.