13:02 / E Enjte, 23 Maj 2024 / MSH

Haxhiu falënderon deputetët që votuan “pro” marrëveshjes me Danimarkën, për burgjet

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka falënderuar deputetët për votimin e marrëveshjes me Danimarkën për burgjet.

Haxhiu tha se kjo marrëveshje është një dëshmi e besimit dhe respektit reciprok mes dy vendeve.

“Ajo do të sjellë përfitime të ndërsjella dhe do të hapë dyer të reja për bashkëpunime të ardhshme”, ka thënë Haxhiu.

Ky është reagimi i plotë i saj:

Falënderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e kësaj Marrëveshje të dobishme për Republikën e Kosovës. Kjo marrëveshje është një dëshmi e besimit dhe respektit reciprok mes dy vendeve tona.

Ajo do të sjellë përfitime të ndërsjella dhe do të hapë dyer të reja për bashkëpunime të ardhshme.