75 Mall Live Search
20:40 / E Hënë, 20 Janar 2025 / LB

Haxhiu: Gratë meritojnë mbështetje të pakushtëzuar, mundësi të barabarta, janë shtylla e shoqërisë tonë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se gratë kanë dëshmuar që janë udhëheqëse të fuqishme, profesioniste të shkëlqyera dhe ndërmarrëse të jashtëzakonshme.

Ato siç shkruan ai meritojnë mbështetje të pakushtëzuar, mundësi të barabarta dhe respekt të sinqertë sepse janë shtylla e shoqërisë tonë.

“Sot takuam disa prej tyre në Skenderaj për të theksuar se barazia gjinore nuk është vetëm një çështje që i përket grave, por një kauzë që e përfshin të gjithë shoqërinë”, ka shkruar ndër të tjera ai.