75 Mall Live Search
18:47 / E Enjte, 25 Korrik 2024 / L K

Haxhiu: Hallkat elektronike po behën, dhunuesit nuk do të kenë mundësi t’i ofrohen më grave

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bëre të ditur se hallakat elektronike po behën.

Këto hallakat ishin paraparë në ligjin për mbikëqyrjen elektronike, i cili ka hyrë në fuqi para 9 vitesh, por sipas Haxhiu asnjë Qeveri nuk e kishte marrë mundin ta zbatonte, përcjell IndeksOnline.

Haxhiu tha se hallkat elektronike do të jenë siguri më e madhe për vajzat dhe gratë viktima të dhunës, dhunuesit do të monitorohen e rrjedhimisht nuk do të kenë mundësi t’u ofrohen atyre.

Postimi i plotë:

Hallkat elektronike po bëhen

Me 1 korrik 2015, pra para 9 vitesh, kishte hyrë në fuqi Ligji për Mbikëqyrjen Elektronike por asnjë Qeveri nuk e kishte marrë mundin ta zbatonte.

Jam jashtëzakonisht e lumtur që Ministria e Punëve të Brendshme ka arritur të nënshkruaj kontratën me Operatorin Ekonomik me qëllim të zbatimit të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike.

Mbikëqyrja tani do të jetë më e lehtë e qytetarët më të sigurte. Hallkat elektronike do të jenë siguri më e madhe për vajzat dhe gratë viktima të dhunës, dhunuesit do të monitorohen e rrjedhimisht nuk do të kenë mundësi t’u ofrohen atyre.