75 Mall Live Search
19:59 / E Premte, 06 Tetor 2023 / Gj. Sh

Haxhiu i drejtohet Kurtit si “Kryemashtrues”: Mundet me i shantazhu deputetët e tij por jo të PDK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues.

Haxhiu e ka quajtur Kurti “kryemashtruesi”, the ka shtuar se ka frikësu deputetët e tij në rastin e votimit për Trustin, por që kjo nuk do të ndodhë me deputetët e PDK-së.

Tutej ka shtuar se nuk i nështrohemi, as nuk shantazhohemi, as nuk i frikësohemi kryeministrit Kurti.

“Kushtetuta e Kosovës, Neni 70, Paragrafi 1 sakteson se: Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues.

Ne nuk i nështrohemi, as nuk shantazhohemi, as nuk i frikësohemi kryemashtruesit Kurti. Ai mundet me i kërcenu, shantazhu dhe frikësu deputetët e tij sikur në rastin e votimit për Trustin, por kjo mendësi nuk kalon tek deputetët e PDK-së”, ka shkruar Haxhiu./Indeksonline/