75 Mall Live Search
21:50 / E Diele, 19 Janar 2025 / FR

Haxhiu i PDK-së: Profesionistët shëndetësor mbështesin fuqishëm programin për shëndetësi

Kandidati për deputet në radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, përmes një postimi në facebook është shprehur se profesionistët shëndetësor mbështesin fuqishëm programin për shëndetësi të PDK-së dhe Kryeministrit në ardhje, Bedri Hamza.

Haxhiu, ka treguar 5 pika kyçe të programit të PDK-së për shëndetësinë të cilat sipas tij janë hartuar me shumë kujdes.

“1. Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

2. Sistemi Shëndetësor me Pacientin në Qendër.

3. Digjitalizimi i Shëndetësisë.

4. Rritje të pagave prej 50% për të gjithë profesionistët shëndetësorë.

5. Barna falas për të moshuarit me sëmundje kronike dhe kancer”, ka shkruar Haxhiu./Indeksonline/