Haxhiu i reagon ashpër Hisen Berishës: Marre! Asnjë fjalë për Astrit Deharin!

Teksa po mbante fjalën e tij në seancën e sotme të Kuvendit, deputeti Hisen Berisha i ka përmendur pozitës çështjen e Astrit Deharit.
Ai ka thënë që rasti nuk po zbardhet me qëllim, duke thënë se edhe Arbnor Dehari ka qenë “sinjalizues dhe i involvuar”.
“Janë dy parakushte me zbardhë rastin e vrasjes apo vetëvrasjes së Astritit. Kushti i parë është zbardhja e aktit terrorist, e sulmeve terroriste në Presidencë dhe objektet e Qeverisë. Por, rastin e sulmeve terroriste mbi institucione nuk po e zbardhni sepse tërmeti politik do të binte mbi subjektin e juaj. Kushti i dytë është zbardhja e rastit të vetëvrasjes së Arbnorit. Cilat ishin motivet që e shtynë në vetëvrasje. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit s’është nuk e ka marr guximin askush dikush publikisht, por tash është sekret publik që përfliten emra zyrtarësh me të cilët ai ka qenë i involvuar në rolin e sinjalizuesit”, tha Berisha,.
Ai ka përmendur edhe rastin e zhdukjes së mostrave, duke thënë se Ministrja Haxhiu duhet të marrë përgjegjësi.
“Indikative mbetet, po ashtu, edhe emërimi i rrugëve të Prishtinës me emrin e vëllezërve Dehari. E unë e pyes se cili ishte roli i tyre, a e bëtë për heshtjen e familjes duke tentuar t’i fusni në histori. Së fundi ndodhi edhe vjedhja e mostrave dhe në vend që të marrë përgjegjësi, ministrja që i bie tavolinës, ajo filloi me akuzu prapë opozitën. E di Astrit Dehari ishte kundër marrëveshjeve që keni nënshkruar dhe kundër tradhtisë që po bëni”, tha Berisha.
Kjo ka bërë që pozita të reagojë ashpër, duke filluar të godasë tavolinat me shuplakë.
Ndaj Berishës ka reaguar ashpër edhe ministrja Albulena Haxhiu, e cila është ngritur në këmbë duke e kritikuar me tone të larta Berishën.

“Spo të vjen marre! Marre të koftë. Juve ua kisha ndalu me ligj me folë për Astrit Deharin. Asnjë fjalë për Astrit Deharin, asnjë. Ju i keni durtë e lyme me gjak. Mbylle gojën” është shprehur Haxhiu.