Haxhiu i reagon KQZ-së: E paligjshme që diasporës mos t’i lejohet votimi vetëm pse s’lajmërohen në telefon

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiut, i ka reaguar KQZ-së ndaj një vendimi që ka marrë.
Haxhiu, ka thënë se ky institucion po u shton kritere jokushtetuese dhe të paligjshme bashkatdhetarëve, duke ua cenuar të drejtën e votës, vetëm pse dikush nuk e ka hapur telefonin.
Ky është postimi i plotë i saj:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në vend se ta inkurajojë mërgatën për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke ua lehtësuar procedurat, ai e bën të kundërtën!
Ua shton kriteret jokushtetuese dhe të paligjshme!
E drejta e votës është e pacenueshme ajo nuk mund të pamundësohet vetëm sepse dikush “nuk e ka hapur telefonin”!
Ky vendim është sa absurd aq edhe i paligjshëm dhe jokushtetues, prandaj duhet të ndryshohet e kundërshtohet!